Kuvendi i Gjilanit diskuton për të brendshmet që iu dhuruan mësueseve në një shkollë

Seanca e sotme e Kuvendit komunal të Gjilanit u përcoll me diskutime interesante.

Aty u diskutua për dhuratat që mësimdhënësit kanë pranuar për 7 mars, teksa u përmenden edhe të brendshmet.

Ishte asambleistia nga radhët e LDK-së, Teuta Suliqi, e cila parashtroi pyetjen e saj, për drejtoreshën e Arsimit në Gjilan, Albana Demirit.

Ajo e pyeti atë se a është në dijeni ajo dhe DKA, se çfarë dhurata kanë pranuar mësimdhënësit në Shkollën “Nazmi Hoxha”, për ditën e 7 Marsit.

Sipas saj mësimdhënësit kishin pranuar dhuratat si formë lule, por kur ato janë hapur brenda saj kishte pasur veshje të brendshme dhe një pije.

Ndërsa drejtoresha e DKA-së, Albana Demiri, ka thënë se ajo dhe stafi saj nuk janë në dijeni për këtë që ka ndodhur për 7 mars.

Lexo edhe:  Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet