Kush po tenton të uzurpojë pronen publike në Mitrovicë, mbrëmë gjatë natës shtroi asfalt fshehtas
Dikush duket se ia ka mësyer që një pronë publike në Mitrovicë ta “uzurpojë” për qellime të veta.
Parcelen ngjitur me objektin e KRM “Uniteti” në qendër të Mitrovicës dikush që dyshohet se ka të bëjë me një kompani taksie ka vendosur ta shfrytëzojë pa e pyetur askend, shkruan Jepi zë.
Kjo mund të vërtetohet edhe me veprimet që janë bërë pasi mbrëmë dikush e ka shtruar hyren me asfalt ndërsa ditë më parë me zhavor.
“Jepi zë” posedon edhe video dhe foto se si është dukur kjo paracelë të dielen dhe si po duket sot.
Kjo percelë sipas disa të dhënave është destinuar për objektin e HandiKos që gjendet përballë ndërsa tentimet për “uzurpime” janë qe një kohë gjatë.
Ndryshimi eventual për pronarin ose dhënien në shfrytëzim të pronës mund të bëhet vetëm me vendim të Kuvendit Komunal./ Jepi zë