Kush është modelja nga Gjakova që ia rrëmbeu zemrën dhe u fejua me yllin e Interit?

Mbrojtësi i kombëtares franceze, Benjamin Pavard, thuhet se i ka dhënë fund beqarisë.

Ylli i futbollit ka njoftuar së fundmi se është fejuar me bukuroshen nga Kosova, Kleofina Pnishi.

Ata kanë ndarë momentin e lumtur në rrjete sociale, ku modelja i ka thënë ‘PO’ propozimit të tij të bërë në Shqipëri.

Kleofina u zgjodh ‘Miss Provence 2017’ dhe ‘Miss France 2018’.

Ajo ka qenë po ashtu edhe në fushën e filmit dhe televizionit.

Modelja është me origjinë nga Gjakova.

 

Lexo edhe:  4-5 vite me tumor pa e ditur, si e tejkaloi Ghetto Geasy sëmundjen nga e cila mund ta humbte edhe zërin?