Kush e sheh këtë person të lajmëroj Policinë e Kosovës
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e Idriz Tashevcit.
Policia njofton se ai po kërkohet për veprën penale: zjarrvënie.
Tashevcit i është publikuar edhe fotografia me qëllim kapjen dhe lokalizimin e tij.
Më poshtë njoftimin e plotë të Policisë:
Kërkesë për bashkëpunim për identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar
Njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar.
Personi i dyshuar IDRIZ TASHEVCI kërkohet për veprën zjarrvënie.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar, na kontaktoni direkt në:
E-mail: [email protected]