Kush do të përfitojë dhe kur do të nis shpërndarja e mjeteve nga pakoja e re e qeverisë?

Kursimit të rrymës, qytetarët nga tani do të mund t’ia shohin hajrin edhe një herë më shumë.

Kushdo që tregohet i kujdesshëm me shpenzimin e energjisë, një hise të faturës do t’ia paguajë shteti.

Kilovatët e kursyer në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, Qeveria do t’i subvencionojë dyfish deri në fund të vitit, pa pasur nevojë për aplikim.

Kjo është një nga masat e pakos që ekzekutivi prezantoi të shtunën, për luftimin e inflacionit.

Pos kësaj, qeveria ka vendosur që në tetor pensionistëve t’u ndajë nga 100 euro, derisa familjeve me social, tua dyfishojë asistencën për një muaj, njofton Klan Kosova.

Pakoja parasheh përkrahje edhe për punëtorët e shtetit për katër muaj, derisa për ata të sektorit privat, do të subvencionojë gjysmën e rritjes së pagës së tyre.

Me këtë plan parashihet edhe ndarja e 100 eurove në nëntor për studentët.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Ky është 60-vjeçari që dyshohet se i sha fund jetës në Pejë