Kurti viziton dhe i dhuron lule 113 vjeçares, Murati: Është pensionistja më e moshuar në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Muratin kanë vizituar pensionisten më të moshuar në Kosovë, të cilës Kurti i dhuroi lule.
Ajo i ka 113 vjet, pra ka lindur në vitin 1909. Për këtë vizitë ka njoftuar ministri Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, të hënën.
Po ashtu, Kurti dhe Murati vizituan biznesin e djalit të saj të cilin e ushtron tash e 54 vjet.
“Bashkë me Kryeministrin Kurti, pas vizitës tek prodhuesit vendorë, sot ishim në vizitë edhe te halla Xhezide, e cila me 113 vite është pensionistja më e moshuar në Republikën tonë. E lindur në vitin 1909, ajo ka përjetuar shumë situata e ndryshime epokash. Por pavarësisht moshës së shtyrë ajo ende kishte kthjelltësinë e mendjes dhe forcën fizike”.
“Në Mitrovicë vizituam edhe lokalin e rrobaqepësisë të të birit të saj Farukut, i cili anipse i pensionuar tashmë, vazhdonte punën me zejen që e ushtronte tash e 54 vite. Ai na tregoi edhe për kohën e tij si boksier e pastaj edhe si trajner boksi në Klubin Trepça. Farukut i uruam punë të mbarë, e hallës Xhezide jetë sa më të gjatë”, ka shkruar Murati në Facebook.