Kurti thirrje deputetëve: Mbështetni Policinë e Kosovës, është në vijë fronti me milicinë fashiste

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës janë mbledhur sot në një seancë të veçantë ku po diskutojnë rreth zhvillimeve të fundit në komunat e banuara me shumicë serbe në veri të vendit, ku tash e pesë ditë qytetarët po protestojnë kundër kryetarëve shqiptarë të zgjedhur në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim para ligjvënësve, të cilëve u ka bërë thirrje që ta mbështesin Policinë e Kosovës, për të cilët tha se po qëndron në vijë fronti me milicinë fashiste.

Për këtë përballje, Policisë së Kosovës i duhet Qeveria e Republikës së Kosovës, e ka, Policisë së Kosovës i duhet Kuvendi i Republikës, ju tregoni a e ka, Policisë së Kosovës, i nevojitet populli i Kosovës, e ka, pra është në dorën tonë kjo fitore e radhës për sundim të ligjit dhe kushtetueshmëri, Policia jonë ka nevojë për mbështetje, jepjani këtë mbështetje. Jepjani këtë mbështetje Policisë së Republikës e cila është në vijë fronti me milicinë fashiste, nuk jemi kundër serbëve, i kemi ftuar që të kthene në institucione, iu kemi thënë merrni pjesë në proces demokratik, mirëpo gabimin e Listës Serbe që i bojkotoi zgjedhjet, që i braktisi institucionet, nuk duhet ta paguajë Republika jonë, por Lista Serbe, ai është vendim politik i tyre, pasojat e të cilit duhet t’i marrin ata vet”, tha Kurti.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes ish ushtarja e UÇK-së dhe zyrtarja e Policisë