Kurti s’ka kohë të takojë minatorët e Trepçës: Thotë se do ta takoj një gazetar gjerman

Kryeministri Albin Kurti nuk është përgjigjur në pyetjen se a do t’i vizitojë minatorët e Trepçës që kanë hyrë në grevë urie që tri ditë për shkak të pakënaqësisë për kushtet e punës,
Ai ka ndërpre konferencën me arsyetimin se është duke e pritur gazetari gjerman Erich Rathfelder .

Minatorët e “Trepçës” kanë hyrë në grevë urie prej katër ditësh dhe kanë insistuar se nuk do ta ndërpresin grevën deri në plotësimin e kërkesave.

Kërkesat e tyre janë përmirësimi i kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, ekzekutimi me rregull i pagave dhe shkarkimi i kryeshefit.

Lexo edhe:  Rrahja brutale në Gjilan, zbulohet kush janë dy djemtë nga familja Krivaqa që përfunduan në ndalim