Kurti pret tre votat e NISMA-s për qeveri të re, por pa koalicion

Tre deputetët e NISMA-s “do t’ia votojnë” qeverinë e Albin Kurtit – por, pa hyrë me të në koalicion.

Kështu kupton Nacionale nga burimet e saj.

Media raporton se NISMA i ka bërë me dije partive opozitare, në këtë rast Partisë Demokratike të Kosovës, që po qe s’kanë marrëveshje të përbashkët opozitare për të ndërtuar shumicë parlamentare, atëherë, ata assesi nuk e dërgojnë vendin në zgjedhje të reja, por ia votojnë Kurtit qeverinë, por pa u hyrë në koalicion me të.

Për herë të parë sot ishte vetë Albin Kurti që u shpreh i bindur se me t’u thirrur seanca konstituuese e Kuvendit të Kosovës “synon” që njëherësh të votohet edhe qeveria e tij – ndonëse nuk u lëshua të tregoi se në çfarë numrash e bazon.

Kurti ka 48 mandate, duke e supozuar edhe 10 të pakicave jo serbe dhe Nenad Rashiqin – del në 59.

Me tre votat e NISMA-s, Kurti do të mund të votonte qeverinë e tij me 62 vota.

Lexo edhe:  E pazakontë/ Prishtinasi e rrok veturën e një gruaje dhe zhveshet, i kërkon t’ia fotografojë organet gjenitale në vend të dëmeve