Kurti ‘përzihet’ edhe fushatën zgjedhore në Preshevë – sot mban tubimin me Ardita Sinanin dhe Ragmi Mustafin

Kurti ‘përzihet’ edhe fushatën zgjedhore në Preshevë – sot mban tubimin me Ardita Sinanin dhe Ragmi Mustafin

Nuk e ka ndërmend të ndalet. Pasi dështoi në zgjedhjet në Shqipëri, e në Maqedoni të Veriut mbështeti koalicionin që hyri në bashkëqeverisje me VMRO-në, partinë e ekstremit të majtë nacionalist, kryeministri Albin Kurti ka filluar të përzihet edhe në zgjedhjet lokale në Preshevë.

Dhe lidhur me këtë tashmë kanë filluar edhe kritikat e para. Një e tillë erdhi nga Levent Qazimi, djali i Ridvan Qazimit, Komandant Lleshit.

Levent Qazimi, duke shfrytëzuar platformën “Facebook” kritikoi kryeministrin e Kosovës për ndasi, duke thënë se ka organizuar pritje për vetëm njërën parti, pjesë e së cilës janë edhe dy këshilltarët e tij, Mustafi e Sinani.

“E rrugës do të ishte Kryeministër të bëni thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet lokale në Bujanoc, të tregoni se jeni i pa anshëm dhe jeni i të gjithë shqiptarëve këndej kufirit, të promovoni rëndësinë e pjesëmarrjes masive të shqiptarëve në këto zgjedhje, duke patur parasysh numrin e madh të migruesve, e veçanërisht të rinjëve nga Lugina këto 4 vitet e fundit, e jo kurrsesi kjo që ju po bëni apo tentoni të bëni”, shkroi ndër tjerash ai.

Kujtojmë faktin se Albin Kurti jo rrallëherë është kritikuar për angazhimin e tij direkt në zgjedhjet e vendeve të tjera, madje duke përçarë edhe grupimet shqiptare, siç ishte rasti në Maqedoninë e Veriut, ku për zgjedhjet e majit atje, shumëkush po ia lë fajin për mosshkuarjen në balotazh të një kandidati shqiptar.

Lexo edhe:  Bie në prangat e Policisë në Prizren ‘Softa’ me të kaluar kriminale, dërgohet në burg