Kurti nesër nuk shkon të intervistohet në Prokurori, shkon te “Livadhet e Arapit”

Kryeministri Albin Kurti, nuk do të paraqitet nesër në Prokurorinë Speciale edhe pasi Gjykata Themelore në Prishtinë urdhëroi atë të shkojë dhe të dëshmoj.
E gjitha kjo, pasi siç njoftoi Ministria e Arsimit përmes një ftesë drejt mediave, kryeministri Kurti do të vendos gurëthemelin e çerdhes së re në Gjilan.
“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni do të vendosin gurëthemelin e çerdhes së re në Gjilan. Vendosja e gurëthemelit bëhet nesër, më 04 mars 2025, në ora 10:00, në lagjen “Livadhet e Arapit” në Gjilan”, thuhet në njoftimin e MASHT-it.
Kjo është edhe ora e njëjtë që Kurti ka pasur të dëshmojë në Prokurori nesër, por ai në vend të kësaj zgjodhi Livadhet e Arapit në Gjilan.

Lexo edhe:  Autoritetet serbe: I arrestuari në Bosnjë organizoi transportin e të dyshuarit nga Presheva në Loznicë