Kurti në një “vizitë urgjente” në Veri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti nuk ka arritur me kohë në Gjilan.

Ai planifikonte vizitën në qytetin lindor të Kosovës, për të shpalosur punën njëvjeçare, së bashku me kreun aktual të komunës, Alban Hyseni.

Ishte vet ky i fundit që ua konfirmoi të pranishmëve se Kurti do të vonohet edhe pak, shkaku i një “vizite urgjente” në veri.

Nuk dihet se për çfarë arsye bëhet fjalë, por siç po e shihni tashmë edhe në foton e mëposhtme, Kurti po pritet nga qytetarët.

Lexo edhe:  “A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë