Kurti në “Ballkonin e Hapur” me dy ministrat dhe Jasharin: Fuqizimi i ushtrisë është ndër prioritet tona kryesore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar një fotografi me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati në “Ballkonin e Hapur.”

Përmes një postimi Facebook, Kurti tha se ata kanë diskutuar planet dhe mbështetjen e Qeverisë për ushtrinë, që sipas tij asnjëherë s’ka qenë më e lartë.

Kurti tha se zhvillimi dhe fuqizimi i ushtrisë në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit është ndër prioritetet kryesore të Qeverisë.

Postimi i plotë:

Në Ballkonin e Hapur flasim hapur: një mëngjes pune në kryeministri me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati. Diskutuam planet dhe mbështetjen e Qeverisë që asnjëherë nuk ka qenë më e madhe e më e lartë.
Zhvillimi dhe fuqizimi i ushtrisë në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit është ndër prioritet tona kryesore, andaj po punojmë çdo ditë që FSK-ja të jetë sa më moderne, sa më e fortë dhe po aq profesionale.

Lexo edhe:  Punëtori i KEK-ut i reagon Dejona Mihalit pasi u përmend në mesazhe: Kujdes kur flet për mua, ndyrësirë