Kurti me vendim të ri: Gjobë dhe çortim – nga 21 prilli nuk pranohen targat serbe

Qeveria e Kosovës ka vendosur të premten të bëjë shkallëzimin e sanksioneve që i presin qytetarët që nuk e respektojnë afatin e vendosur për kthim të targave ilegale në ato RKS deri më 31 tetor.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti Kurti tha që vendimi për targat do të mbetet në fuqi, megjithatë janë bërë disa ndryshime.

Ai tha se kjo “është përgjigje për ndjeshmërinë e shtuar ndërkombëtare për paqen dhe sigurinë”.

“Ne kemi zhvilluar dikutime të brendshme edhe kemi ardhur në përfundim të sjellim për propozim një sekuencim dhe shkallëzim të sanksioneve me rastin e zbatimit të këtij vendimi. Për tri javë nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor ,do të jetë e faza e çortimit nga 11 nëntor deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes dhe nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë pas të cilës datë, më 21 prill nuk do të lejohen targa tjera”, tha ai gjatë mbledhjes së Qeverisë, raporton Gazeta Sinjali.

Ndryshe, pasditen e sotme Kurti ka zhvilluar një takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

Takimi ndodhi pas shumë thirrjeve të këtyre shteteve ndaj Kurtit për ta shtyrë afatin e konvertimit të targave, që Serbia i lëshon ilegalisht për qytetarët serbë në Kosovë.

Besohet se afër 10.000 makina qarkullojnë në veri të Kosovës, e të cilat kanë targa të lëshuara nga Serbia me akronime serbe të qyteteve të Kosovës – sikurse KM, PR, PZ e të ngjashme.

Vendimi i ekzekutivit për targat ka filluar të zbatohet nga 1 shtatori dhe qytetarët serbë kanë kohë deri më 31 tetor t’i rikthejnë targat e tyre të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.

Lexo edhe:  22-vjeçarja në Mitrovicë e bën për spital nënën e saj, ajo e denoncon në Polici