Kurti i dërgon lule Kusarit për ditëlindje dhe merr pjesë në festën e saj

Asnjë pasojë nuk pritet t’i sjell Mimoza Kusari-Lilës përfshirja e saj në aferën e audio-incizimeve me Millan Radoiçiqit, kreun faktik të Listës Serbe dhe kryeterroristin e Banjskës.

E përballur me kritika për bisedë telefonike me kryeterroristin e Banjskës, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje po amnistohet nga partia në pushtet.

Mbrojtje, asaj i ka ofruar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili të mërkurën i ka dërguar një buqetë me lule shefes së Grupit Parlamentar të mazhorancës.

Gjatë ditës, mediat publikuan pamje të Kurtit duke hyrë në kuvend është parë me një buqetë me lule duke hyrë në Kuvendin e Kosovës.

Buqeta e luleve i dedikohej Kusari-Lilës, e cila sot feston 49-vjetorin e lindjes.

Më pas u publikuan edhe pamje nga festa e ditëlindjes së Kusarit, ku kurti ishte i pranishëm.

Kusari-Lila, në dy javët e fundit, është përfshirë në dy afera që dëshmojnë për bisedat e saj me Millan Radoiçiqin dhe Sllavko Simiqin.

Biseda telefonike e Kusari-Lilës me Radoiçiqin, të cilën e publikoi Paparaci javën e kaluar, zbulon se si shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së përpiqej të koordinohej me Listën Serbe për çështje të agjendës legjislative.

Në kohën e komunikimit, ai veç ka qenë në ndjekje të autoriteteve të Kosovës dhe në listën e zezë të ShBA-së.

Radoiçiq ndodhet në arrati nga autoritetet e Kosovës që nga 18 janari 2019 dhe i sanksionuar nga ShBA-ja në dhjetor të vitit 2021.

Lexo edhe:  Bie në prangat e Policisë 40-vjeçari nga Skenderaj që kërkohej nga Gjykata, kishte 6 urdhëresa aktive