Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të aktivistit të VV-së që vdiq në moshë të re

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka marr pjesë në ceremoninë e varrimit të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Isa Krasniqi.

Lajmin e ka bërë të ditur dega në Kaçanik, e këtij subjekti politik.

Postimi i plotë:

Sot me dhimbje tê thellë i dhamë lamtumirën e fundit shokut tonë të dashur, aktivistit dhe qytetarit shembullor të Kaçanikut, Isa Krasniqi.

Është e vështirë të gjesh fjalë për ta përshkuar Isën, teksa vetë jeta e vepra e tij e përshkruan atë, më shume se fjala jonë, më shumë se gjjthçka.

Isa ishte i veçantë, unik, i dashur me të gjithë me shumë vlera e atribute. Atë e karakterizonin mirësjellja, modestia, humori i veçantë që ja kishim lakmi të gjithë, e që do na mungojë secilit prej nesh.

Besnik e punëtor që nga fillet e para të Lëvizjes, e në të gjithë etapat e saj, me dashurinë për popullin dhe vendin e tij, ai afronte e bashkonte njerezit kudo që shkonte.

Familja, shoqëria, Lëvizja e Kaçaniku humbi një djalë shembullor, një shok, aktivist e qytetar shumë të ndershëm e atdhedashës.

Isa ishte kuq e zi, me klubin e tij të zemrës Lepenci dhe tifozerinë Fikshat, ishte kuq e zi me kombëtaren e Shqipërise e tifozat kuq e zi, ishte kuq e zi me Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Puna dhe angazhimi i Isës, guximi dhe përkushtimi i tij, vullneti dhe energjia e tij positive janë frymëzim i pashtershëm për ne. Ai do të mbetet përjetë një shembull i aktivistit dhe qytetarit të përkushtuar.

Isa do te mbetet figura më emblematike e aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kaçanik dhe do të kujtohet gjithmone si i tillë.

Isës po i japim lamtumirën sot, por ndarjen prej tij do ta kemi vetëm fizike. Në mendjet e zemrat tona, në veprimet tona e kurdo në çdo situatë, Isa do të jetë aty.

Lexo edhe:  Taksistët serbë në Veri vëzhgojnë Policinë e Kosovës

Bashkëndiejmë dhimbjen me familjen e tij, shoqërinë dhe gjithë ata që e njohën.

Ngushëllime të gjithëve.
Prehu në paqe, Isë!