Kurani më i vogël në botë gjendet në Shqipëri, mediat botërore i japin jehonë lajmit
Kurani më i vogël në botë gjendet në Tiranë. Mediat e huaja e quajnë “historia e madhe e Kuranit të vogël shqiptarë”
Kurani me përmasat më të vogla në botë është në pronësinë e familjes shqiptare, Prushi, për të cilin kanë folur në agjencinë e lajmeve “AFP”.
Librin e shenjtë kjo familje e ka trashëguar me breza, madje edhe atëherë kur fetë ndaloheshin rreptësisht nga regjimi komunist.
Ky Kuran ka përmasat e një pulle postare dhe mendohet se është printuar nga fundi i shekullit të 19-të supozon studiuesi, Elton Karaj.
Është vetëm 2 centimetra i gjerë dhe 1 centimetër i hollë, ashtu që libri thuajse zhduket në pëllëmbën e dorës dhe mund të lexohet vetëm me një xham zmadhues.