“Kur vinë me na largu prej shtëpive, ne i marrim fëmijët edhe shkojmë te ministria” – banorët e Sibovcit të shqetësuar me shpronësimin

Shpronësimi në Sibovc ka ngjallur reagime e përplasje.
Banorët e kësaj ane kanë deklaruar se në momentin që kur do të vinë zyrtarët t’i largojnë nga shtëpitë, ata do t’i marrin familjarët e do të shkojnë para ministrisë.

Për ekipin e lajmi.net, ata shtuan se nuk kanë opsione të tjera, duke kundërshtuar në vazhdimësi synimin aktual të ekzekutivit.

“Kur të vinë me na qitë prej shpijave, na e kem nijet m’i marrë familjarët e me shku para ministrisë”, tha ndër tjerash njëri prej banorëve.

 

 

Lexo edhe:  Haxhiu: Janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit në laboratorin e Mjekësisë Ligjore