“Kur veprimet mbulohen me Veri”: Pas raportimeve për financim nga VV, Jeton Sopa reagon nga Ujmani duke sulmuar mediat
Pas publikimit të lajmeve se ka marrë mjete financiare nga Lëvizja Vetëvendosje për fushatë, Jeton Sopa ka reaguar publikisht nga Liqeni i Ujmanit, duke kritikuar ashpër mediat që e raportuan këtë çështje.
Përmes një postimi të shoqëruar me fotografi nga vendi i ngjarjes, Sopa ka akuzuar mediat për, siç e ka quajtur ai, “fushatë propaganduese” kundër tij dhe portalit KosovaNews.
“Sot isha në Liqenin e Ujmanit dhe nga këtu me këtë foto i përshëndes të gjithë zagarët e Baton Stanishiqit, të cilët me mediat e tyre kanë filluar një fushatë propaganduese kundër meje dhe portalit KosovaNews,” ka shkruar ai.

