Kunatat përleshen mes vete në Pejë, përfshihen në rrahje edhe babë e bir

Konfliktet në familje shpeshherë përfundojnë me kanosje serioze e përleshje fizike.

Një e tillë ka ndodhur dje në Pejë. Katër anëtarë të një familjeje kanë përfunduar në pranga të policisë.

Burime brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se sherri ka nisur fillimisht mes dy kunatave, ku një 22-vjeçare u kap me bashkëshorten e vëllait të vet për shkak të një mosmarrëveshjeje.

Në konflikt më pas janë përfshirë edhe babë e bir (vëllai/burri i dy të dyshuarve dhe babai/vjehrri i tyre).

Pasi policia është vënë në dijeni për rastin, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe  të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion.

Lexo edhe:  Në Serbi edhe sot po vazhdojnë kërkimet për Faton Hajrizin