Kujdes, zhuga ka filluar të përhapet në Kosovë

Gjatë muajit mars të këtij viti në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 32 raste të infektuarve me zgjebe. Kjo sëmundje ndonëse në masë të vogël ka filluar të përhapet edhe në Kosovë kanë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë për Insajderin.

Kimete Hoti

Sipas dermatologes, Kreshnike Abrashi-Radoniqi numri i të infektuarve me parazitin e zgjebes është në rritje edhe në Kosovë.

Dermatologia Abrashi ka thënë se simptomat e zgjebes janë: “kruarje e shprehur në mbrëmje, në temperatura të larta, shfaqje e puprrave të kuqe që mund të infektohen, gërvishtje dhe dregëza”.

Abrashi ka thënë për Insajderin se me vendet ku mund të shfaqet te fëmijët janë: shuplaka, shputa dhe në mes të gishtave më shumë. Ndërsa te të rriturit tek barku dhe nën gjuri.

Ndërsa për rreziqet e kësaj sëmundje, Abrashi-Radoniqi ka thënë se mund të kaloj në infeksione tjera.

“Sëmundja ka rrezik të kaloj nga infeksionin me parazit në infeksion bakterial”.

Tutje Abrashi ka treguar edhe si mund të hapet ky parazit.

“Paraziti përhapet nga kontakti me lëkuren e infektuar, gjësende si batanije, peshqirë, rroba e gjësende tjera”.

Mes tjerash dermatologia Abrashi ka treguar edhe masat që duhet të ndërmerren për këtë parazit.

“Larja dhe hekurosja e rrobave, qëndrimi deri në 3 ditë i rrobave jashtë shtëpise që i ka mbathur i infektuari, trajtimi i të gjithë personave në kontakt me të infektuarin në veqanti familjarët, dezinfektimi dhe pastrimi i shpeshtë i kopshteve të fëmijëve, shkollave, shtëpisë së pleqve dhe të bëhen vizita sistematik në shkolla që të diagnostifikohen rastet”.

Ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë për Insajderin kanë konfirmuar se ka raste të të prekurve me zgjebë. Por që sipas tyre në të kaluarën ka qenë më përhapur, ndërsa tani nuk ka shumë raste.

Lexo edhe:  E tmerrshme: Profesori i shkollës së mesme në Gjakovë denoncohet për ngacmim seksual ndaj nxënëses 17-vjeçare

Dhe kjo sipas tyre nuk paraqet shqetësim të madh “…por sot kjo nuk paraqet shqetësim të madh për shëndetin publik, sepse ka barna adekuate, trajtohet e menaxhohet lehtë dhe rastet janë të rralla“, kanë thënë nga MSH për Insajderin.