Kthehet “tmerri” i verës në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, kolona të gjata dhe pritje me orë

Qytetarët e komunës së Vushtrrisë dhe Mitrovicës po përballen sërish më kolona të gjata në rrugë.

Qarkullimi nga Prishtina drejt Mitrovicës dhe anasjelltas nga mëngjesi dhe sidomos pasdite krijohey kolonë tejet e gjatë.

Në pamjet e dërguara në “Jepi zë” shihet që nga fshati Mazgit deri në Vushtrri ka qindra veturat të ndalura në rrugë.

Kjo gjendje është tash e disa vite në këtë rrugë për shkak të punimeve në rrugë ndërsa së fundmi janë rikthyer kolonat për shkak të punëve që po bëhen./ Jepi zë

Lexo edhe:  Mitrovicasit gati të rrahen mes vete për shkak të 2 eurove false dhe "ekspertizat" me magnet që po ua bëjnë monedhave