Kthehen temperaturat e larta: Ky është parashikimi i motit

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror. Temperaturat do të jenë mjaft të larta dhe ajo maksimale parashihet deri në 35 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror. Temperaturat maksimale pak mbi 35 gradë Celsius në zonat më të nxehta të rajonit.

Shumë nxehtë dhe ma stabilitet të plotë atmosferik edhe dita e diel. Temperaturat ngjashëm sikurse të shtunën.

Nga e hëna ulje krejtësisht të lehta të temperaturave. Pasditeve do të fillojnë zhvillime të izoluara, fillimisht në gjysmën jugore të Shqipërisë dhe disa pjesë të Maqedonisë së Veriut. Në viset tjera do të vazhdojë mot i kthjellët dhe pa zhvillime.

Nga mesi i javës zhvillime të pasditeve priten edhe në tërë rajonin./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Gjenden mbetje mortore në “Mati 1”, dyshohet të jenë të një shqiptari të zhdukur gjatë luftës – vazhdojnë kërkimet edhe për një trup tjetër