Kryeziu, VV-së: Mërgata nuk është pronë e juaja

Drejtori i Këshillit për Demokraci dhe Integrim (KDI), Ismet Kryeziu, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, pas refuzimit të kërkesës së tyre për të organizuar votimin e mërgatës në restorante.

Kryeziu i quajti veprimet e Vetëvendosjes si “populizëm”, duke shtuar se partia po përpiqet të fitojë vota duke shkelur ligjin.

“Nuk mund të promovosh votimin nga jashtë si përkrahje të një subjekti politik, duke e shkelur ligjin, e pastaj t’i akuzosh si kundër mërgatës ato subjekte dhe institucione që mbështesin organizimin e zgjedhjeve në përputhje me ligjin. Kjo është një qasje që besoj edhe vetë mërgata e refuzon”, tha Kryeziu.

Lexo edhe:  Reduktime të energjisë elektrike për sot