Kryetari i Zubin Potokut, Zeqiri e bënë vajzën drejtore në komunë

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri e ka punësuar në komunë vajzën e tij, Dhuratën. Për të, Zeqiri ka ruajtur një pozitë goxha të lartë. Asaj i është besuar drejtoria e Kulturës në këtë komunë.

Zeqiri në një prononcim për Klan Kosova ka thënë se në mungesë të njerëzve për t’i emëruar në këto detyra është obliguar ta bëjë një gjë të tillë.

Madje, dukej sfidë se çfarë pozite do të merrte ajo.

Zeqiri, ka insistuar se ka të drejtë ta emërojë vajzën e tij si staf politik.

VIDEO

Lexo edhe:  Aksion kundër prostitucionit: Kapet grupi i dyshuar në Lipjan, një grua dhe dy burra përfundojnë në ndalim