Kryetari i Skënderajt viziton prindërit e Faton Hajrizit
Kryetari i Komunës së Skënderajt, Fadil Nura sot ka vizituar prindërit e Faton Hajrizit, drenicasit të arratisur nga burgu që u vra javën e kaluar në Lloznicë të Serbisë, pas kërkimeve nën dyshimet për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri.
Nura ka thënë se ka vizituar prindërit e Fatonit që tu marr pak nga dhimbja e tyre.
Postimi i plotë:
Ashtu siç e ka shqiptari traditë, që në të mirë e në të keq t’i qëndrojë mikut pranë, sot jam këtu afër nënës Shehrije dhe babait Mustafë, për t’ua marrë pak dhembje nga vuajtja e tyre që u shkaktua nga vr’asja e djalit Fatonit në Serbi.
Zoti ua lehtësoftë dhembjen!