Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, i shtrirë në zyren e tij pas “lodhjes” së madhe
Një fotografi sot është publikuar nga ish nënkryetarja e Komunës së Mitrovicës Veriore, Sladjana Pantovic.
Në foto shihet kryetari i Komunës, Erden Atiq, i shtrirë në krevatin që gjendet brenda Komunës, shkruan Jepi zë.
Atiq e ka konsideruar si shkelje të privatësisë së tij dhe se fotoja është bërë pa lejen e tij ndërsa dyshon se këtë e ka shkrepur biri i ish nënkryetares serbe.
Ai arsyetohet se kjo foto ka ndodhur gjatë kohës kur ai detyrohej të flinte brenda Komunës për shkak të rreziku që ishte me rastin e vendosjes së tyre nëpër komunat veriore./ Jepi zë