“Kryeministri më hajvan në histori”, Andin Lokaj thotë se do ta bënte sërish deklaratën e njëjtë
Komentatori i njohur Andin Lokaj, ditë më parë, përpara fillimit të ndeshjes Juventus – Inter të cilën po bëhej gati ta komentonte, ka shpërthyer në ofendime ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Lokaj harroi sportin për një moment, ku e ‘goditi’ Kurtin duke quajtur atë si “hajvani më i madh në histori të njerëzimit”.
Këto deklarata bënë që komentatori të largohet nga komentimi pas pjesës së parë, dhe të zëvendësohej me Arbon Flugaj, i cili vazhdoi komentimin në 45-minutëshin e dytë.
Por, komentatori Andin Lokaj nuk shprehet i penduar ndaj deklaratës së tij, madje ai thotë se po të kthehej në kohë do ta thoshte përsëri.
“Ishte procedurë e zakonshme, dhash deklaratën time atë çka pata me dhanë. Thash që e kam mbrojte dinjitetin e kompanisë dhe pranoj çfarëdo lloj vendimi nga Komisioni disiplinor.
Ka qenë me vetëdije të plotë. E thash dhe kam thënë edhe më herët, nuk kam kurrgjë kundër kryeministrit as kurrkujt. Kam shokë në të gjitha partitë politike. Mesazhi i gjithë kësaj, ka qenë unifikimi. Atë që ai e tha fatkeqësisht e tha gjatë fushatës, një deklaratë e pamatur. I pamatur isha edhe unë, e pranoj.
Është thirrje për unifikim. Është një situatë shumë e vështirë edhe në aspektin global, dhe neve si kurrë më parë na duhet unfikim. Me plot shpirtë e kam thënë. Njerëzit e kanë marrë ndryshe, i kuptoj të gjithë. Jetojmë në demokraci. Por e dua këtë vend, e dua të unifikuar“, ka thënë ai në një intervistë për Nacionalen.