Kryeministri Kurti nderon ushtarin mitrovicas Bujar Mangjolli, pasi u kthye nga Turqia
Ushtarët e Kërkim-Shpëtimit të FSK-së, të cilët ishin me mision në Turqi pas tërmetit shkatërrues, janë kthyer në Kosovë sot.
Në aeroportin e Prishtinës është organizuar pritje për ta, i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Kurti, shkruan Jepi zë.
Kurti ka nderuar të gjithë pjestarët e FSK që ndihmuan popullin turk pas fatkeqësisë dy javë më parë, e në mes tyre edhe mitrovicasin Bujar Mangjolli.