Kryeministri Albin Kurti krahasohet me Lionel Messin
Edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka zgjedhur që ta shoh sonte finalen e madhe të Kampionatit Botëror në futboll.
Kurti qëndroi në Shtime dhe kjo gjë u bë e ditur pikërisht nga kryetari i kësaj komune, Qemajl Aliu.
Aliu ka publikuar një fotografi të realizuar pas përfundimit të ndeshjes Argjentina-Francë.
Madje ai ka krahasuar edhe Lionel Messin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
“Legjendat vonojnë, por triumfojnë fuqishëm. Albin Kurti, Leo Messi”, ka shkruar ai në Facebook.