Kryediplomatja gjermane kërkon lirmin pa kushte të tre policëve kosovarë të kidnapuar

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock i ka bërë thirrje Serbisë që t’i lirojnë tre zytarët policorë kosovarë, raporton Gazeta Sinjali.

Me anë të një postimi në Twitter nga ambasadori Rohde, ai ka thënë se Gjermania kërkon lirimin pa kushte të 3 policëve kosovarë të ndaluar.

Ai ka cituar diplomanten gjermane, Baerbock, e cila ka nënvizuar se ky nuk është detyrim ndaj Berlinit apo Brukselit, por ndaj njerëzve të të dy vendeve, të cilët kanë të drejtë për një të ardhme paqësore.

Ndër të tjerash, është bërë thirrje ndaj të dyja vendeve, si Kosovës, ashtu edhe Serbisë që të de-përshkallëzojnë menjëherë.

Lexo edhe:  Lajmërojeni menjëherë policinë nëse i shihni këta 3 persona