KRU “Mitrovica”: Uji në Vushtrri nuk është i sigurt për pije

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka informuar konsumatorët në komunën e Vushtrrisë që të mos përdorin ujin për pije, deri në një njoftim të ri.

Në një postim në Facebook, KRU “Mitrovica” thekson se qytetarëve u rekomandohet që ujin ta përdorin vetëm për qëllime teknike dhe higjienike, jo për konsum njerëzor.

“Në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik jemi ende në pritje të rezultateve laboratorike, prandaj deri në një njoftim tonë të radhës mbetet në fuqi rekomandimi që: Uji i pijes të mos përdoret akoma për konsum njerëzor, por vetëm për nevoja tjera (teknike dhe higjienike). Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, thuhet në njoftim.

Furnizimi me ujë në Vushtrri ishte ndërprerë që nga dje për shkak të pëlcitjes së gypit në rrugën “Bahri Kuqi”.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Rrëfimi i djalit për nënën që u varros mbi një varr tjetër në komunën e Prizrenit