KRU ‘Mitrovica’ paralajmëron ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Mitrovica’ ka dalë me një njoftim për intervenimet që po kryhen  në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit dhe për pasojë në disa pjesë mund të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.

Sipas njoftimit, uji mund të ndërpritet përkohësisht në zonat e përfshira.

Punimet në rrjetin e ujësjellësit do të kryhen në këto rrugë:

Rr. “Sali Çeku”

Rr. “Artim Jashari”

Rr. “Bashkimi Kombëtarë”

Rr. “Mustaf Shyti”

Rr. “Adem Voca”

Rr. “Sitnica”

Lagjja “2 Korriku”

Ndërsa në rrjetin e kanalizimit:

Rr. “Faruk Spahia”

Rr. “Rifat Tahiri”

Fshati Frashër i Madh

Fshati Frashër i Vogël

Lexo edhe:  KFOR-i, EULEX-i e PK nesër me stërvitje të përbashkët, Ulutas: Demonstrojmë gatishmërinë për ta ruajtur stabilitetin rajonal