“Kriza” e bërllogut në Prishtinë, në gjendje alarmante edhe Bregu i Diellit

Gjendja e mbeturinave në Prishtinë vazhdon të përkeqësohet, duke krijuar një situatë alarmante. Bregu i Diellit, një prej zonave më të frekuentuara dhe të njohura të kryeqytetit, është mbuluar nga bërllogu.

Sipas videove të publikuara në rrjetet sociale, gjendja në këtë pjesë të qytetit është tepër shqetësuese, me grumbuj të mëdhenj mbeturinash që janë bërë një panoramë e padëshirueshme për qytetarët.

Lexo edhe:  Ish ushtari i UÇK- së, Veli Sadiku, që u vra në Francë pritet të varroset të shtunen në Rashan