Krimi që tronditi Vushtrrinë, Prokuroria zbardhë detajet e fundit po rastin: Po intervistohen dëshmitarë…

Një rast shumë i rëndë ka ndodh në Vushtrri, dy persona dyshohet se janë vrarë pas të shtënave me armë sot pasdite.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, dorasi fillimisht e ka qëlluar me armë një grua, më pas veten.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, e cila ka treguar detajet e fundit për krimin e rëndë që tronditi Vushtrrinë.

“Si pasojë e te shtënave dy persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë. Dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje.

Në vendngjarje ka dalë prokurori kujdestar i PTH Mitrovicë. Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim.

Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë”, thuhet në njoftimin e fundit të Prokurorisë.

Lexo edhe:  Dyshohet se kreu vjedhje në hostelin ‘Oda’ në Prishtinë, ky është 19-vjeçari që përfundoi në ndalim policor