Krimi në familje trondit Maqedoninë, nusja masakron me thikë burrin dhe vjehrrin

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur orët e para të mëngjesit të djeshëm në Maqedoninë e Veriut. Një 36-vjeçare ka masakruar me thikë bashkëshortin e saj dhe vjehrrin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Kratovë. Pas krimit të dyfishtë, autorja është arrestuar nga policia.

Sipas mediave të Maqedonisë së Veriut shkak i vrasjes së dyfishtë dyshohet se ka qenë një sherr në familje. Bashkëshorti i 36-vjeçares, 38 vjeç dhe babai i tij, 63 vjeç, janë konfirmuar të vdekur.

Lexo edhe:  Gruaja nga Ferizaj raporton se i është zhdukur burri, raporton se kishte me vete mijëra euro