Krenari: Nxënësja mitrovicase, Vlerë Mustafa, vlerësohet për inteligjencë superiore nga Instuti ATOMI

 

Vlerë Mustafa, nxënëse SHFMU “Eqrem Çabej”, në Mitrovicë, i është nënshtruar testimit dhe vlerësimit në Institutin ATOMI.

Nga ky testim, Vlera është dalluar për nivel të jashtëzakonshëm të inteligjencës, duke e klasifikuar atë në rangun “Shumë superior”.

“Si shkollë, jemi krenarë për arritjet e Vlerë Mustafës dhe i urojmë suksese të mëtejshme. Një falënderim i veçantë për mësuesen Shemsije Tmava Zejnullahu për përkushtimin dhe vëmendjen e saj, si dhe për Institutin ATOMI për rolin e tij të rëndësishëm në identifikimin dhe përkrahjen e individëve me potencial të lartë intelektual.”, thuhet në njoftimin e shkollës. /Jepi zë

Lexo edhe:  LAJMI I FUNDIT: Tjetër aksident trafiku, lëndohen katër persona