Krejt çka dihet për shembjen e dheut që ndodhi dje në Veternik, ku vdiq një punëtor

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Veternik të Prishtinës, saktësisht në rrugën “Richard Holbrooke”, ku një person ka humbur jetën si pasojë e shembjes së dheut, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar.

Viktima që ka humbur jetën nga rrëshqitja e dheut është Fatlum Haradini – 40 vjeçar.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar me dhimbje familjarët, të cilët ende nuk kanë dhënë detaje për ceremoninë e varrimit.

Ndryshe, lajmin për incidentin në Veternik e ka konfirmuar për Gazetën Sinjalin, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 13:00, është pranuar informacioni se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në një vendpunishte në rrugën “Gjilani” në lagjen Veterniku në Prishtinë. Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar  pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjent”, tha ai.

Borovci ka njoftuar se i lënduari tjetër është dërguar për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjent”.

Lexo edhe:  Konflikti për hakmarrje që përfundoi tragjikisht në Pejë: I ndjeri dhe i dyshuari kanë pasur rast të hapur edhe në Shqipëri