Krasniqi: Sulmi në veri nxitje e mosdurimit etnik

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se Qeveria e Kosovës dënon aktin e sulmit në një shtëpi në lagjen “Bergjani” në Mitrovicën Veriore.
në veri të Mitrovicës.

Ai ka thënë se ky akt është nxitje e mosdurimit etnik që nxitet nga Vuçiqi.

Krasniqi në një reagim në Facebook, ka thënë se sulmet, kërcënimet nuk frikësojnë qytetarët për tu kthyer në shtëpitë e tyre dhe nuk e ndalin punën e institucioneve për tu siguruar banim të qëndrueshëm.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e dënon fuqishëm këtë akt dhe as ky e asnjë sulm tjetër nuk e ndal kthimin e banorëve në pronat e tyre. Kërcënimet, shantazhet, pamfletat terroriste, nuk i frikësojnë qytetarët dhe as nuk e ndalojnë punën tonë për sigurimin e banimit të qëndrueshëm. Ky sulm është nxitje e mosdurushmërisë etnike e cila nxitet nga Vuçiçi i cili ka mbetur i mbyllur në propagandën e tij dhe e ka humbur kontrollin e strukturave paralele në pjesën veriore”, ka shkruar ai.

Rasti i sulmit është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se zjarri është shuar nga patrulla policore.

“Rreth orës 00:30 patrulla policore e cila ka qenë në patrullim ka vërejt tym në një shtëpi te Kroi i Vitakut. Kur është afruar afër policia ka vërejtur derën e hyrjes e cila ishte duke u djegur.Zjarri është fikur nga patrulla, ndërsa dëme ka pësuar dera e hyrjes së kësaj shtëpie. Dyshojmë se kemi të bëjmë me zjarrëvënie dhe që ky zjarr është shkaktuar nga koktej i molotovit. Për momentin nuk kemi të dyshimtë apo të arrestuar, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit”, ka thënë ai

Lexo edhe:  Temperatura të larta, ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim