Krasniqi: Në Kosovë s’do të ketë më asnjë ushtar serb, kjo është çështje e mbyllur në 1999

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka komentuar deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç për synimet që të dërgohen një mijë ushtarë në veri të Kosovës.

Kreu opozitar tha se kjo është retorikë nxitëse e vazhdueshme e presidentit serb dhe se thirrjet e tilla nuk vlen të merren seriozisht.

“Për fat të keq retorika e luftë nxitëse e Vuçiç ka qenë e vazhdueshme por agresive në ditët e fundit. Kërkesa për kthimin e trupave serbe nuk vlen të merret seriozisht. Nuk ka asnjë vlerë. Në Kosovë s’do të ketë më asnjë ushtar serb dhe kjo është çështje e mbyllur në 1999. Këtë e di secili serb normal por kjo është një tendencë për të krijuar ndjenjën e frikës tek ata që jetojnë atje dhe për të instrumentalizuar në skemën e Serbisë. Lojëra të tilla i kemi parë në të kaluarën“, tha Krasniqi në abcnews.

Lexo edhe:  Voziti 150 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 60 km/h, e pëson keq shoferi