Kraki i VV-së: Nuk kom kqyrë a ka dalë paga, s’e di as sa është

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki u pyet sot nga gazetarët pas përfundimit të seancës nëse i ka dalë paga.

Ai tha se se “nuk e di pasi s’e ka aplikacionin me kqyrë”.

Deputeti i VV-së ka thënë se nuk e di sa është paga e deputetit.

“Nuk kom kqyrë, hala se kam aktivizu aplikacionin me kqyrë. Nuk e di, nuk e di as sa është paga, diku e kam lexu që është 1700 euro paga bazë po si di ato detajet, beneficionet, s’kam as asistent, s’kam angazhu” , tha ai.

Lexo edhe:  Vjedhje e rëndë në shtëpinë e gjyqtarit në Prishtinë, i dyshuari kapet me shok-bomba e municion në çantë