KQZ-së i dalin mbi 33 mijë vota më shumë? – kërkohet hetim urgjent

Komisionit Qendror të Zgejdhjeve iu kanë dalë mbi 33 mijë vota më shumë. Të paktën, kështu po pretendon kandidati për deputet, Artan Nimani, në këto zgjedhje parlamentare, i cili po kërkon hetim urgjent për ruajtjen e votës.

Në bazë të disa fotografive të publikuara nga kandidati Nimani, paraqitet që numri i deklaruar që kanë marrë pjesë në votime është 799,954 ndërkaq numri i votave të hedhura në kutitë e votimit është 833,387. Pra, 33,433 vota më shumë.

“Kjo mospërputhje thelbësore kërkon një verifikim të menjëhershëm dhe një hetim të gjithanshëm nga institucionet përkatëse. Integriteti i një procesi zgjedhor është një nga shtyllat kryesore të sistemit demokratik dhe çdo devijim nga parimet e transparencës dhe korrektësisë cenon drejtpërdrejt besimin e publikut në institucionet demokratike”, ka deklaruar ai.

KQZ ende s’ka dhënë sqarim lidhur me këtë.

Lexo edhe:  Detaje të reja nga aksidenti tragjik në Shqipëri: Shoferi dyshohet se po lëvizte 180km/h për t’iu shmangur policisë