“Kosovë po vij për ty” – Bebe Rexha ndan njoftimin emocionues

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka shprehur entuziazmin e saj për pjesëmarrjen në Synny Hill Festival.

Ajo do të marrë pjesë në Festivalin Synny Hill që do të mbahet në Prishtinë, duke u bërë kështu një nga yjet e radhës që do të performojë në këtë ngjarje të rëndësishme muzikore.

Njoftimi zyrtar është bërë nga faqja e festivalit, e cila shprehu gëzim për ardhjen e Bebes, duke i uruar asaj një mirëseardhje të ngrohtë në shtëpi.

Lexo edhe:  Valdrina thyen heshtjen, me detaje rrëfen si erdhi te kriza me Valdetin