Kosovari kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet 25 mijë euro

Kastriot Syla ka bërë një apel publik për ndihmë financiare për djalin e tij, Rejan Syla, i cili pas një operacioni të suksesshëm vitin e kaluar, po përballet sërish me probleme serioze shëndetësore.

Sipas njoftimit të bërë nga vetë Kastrioti, djali i tij ka një komplikim në një arterie tjetër të zemrës dhe ka nevojë urgjente për një ndërhyrje të re kirurgjikale në spitalin Medical Park në Izmir të Turqisë. Operacioni është parashikuar të realizohet brenda dy ditësh dhe ka një kosto prej 25,000 euro, shumë e cila është e paarritshme për familjen Syla.

“Vitin e kaluar, me ndihmën e Zotit dhe mbështetjen tuaj, e kaluam me sukses një sfidë të madhe. Por tani, sërish kemi nevojë për ju. Kushdo që ka mundësi të kontribuojë, qoftë edhe me pak, do të na ndihmojë pafundësisht në këtë betejë për jetën e djalit tim,” – shkruan Syla në apelin e tij.

Kastrioti ka bashkangjitur në apelin e tij edhe raportin mjekësor dhe të dhënat e llogarisë bankare për ata që duan të ndihmojnë.

https://www.facebook.com/kastriot.syla.48103/posts/3574335562861338?ref=embed_post

Lexo edhe:  Djali e rrah brutalisht babanë në Ferizaj: E sulmon me kubëz betoni, tenton ta godas edhe me veturë