Kosovari i lutet “Tigrit” që në lokal e tij t’i fut “loçkat e Brazilit” dhe t’i largojë shahirat, ai e merr përgjigjen epike

Aktori i njohur kosovar, Kreshnik Ibrahimi po vazhdon suksesshëm të menaxhojë biznesin e ri të tij në Hochdorf të Gjermanisë.

Për argëtimin e mërgimtarëve, thuajse çdo javë është duke mbajtur mbrëmje me muzike folklorike e patriotike shqiptare.

Mirëpo, kjo nuk i pëlqeu një komentuesi nga Kosova. Ai apeloi Kreshën që t’i zëvendësoj shahirat me “loçka nga Brazili”.

“O ti jaran, montoj nja dy ceva t’forta e mushe loçka të Brazilit. E heku këtyre far shahirave që s’ti kanë as ka 5 folloëersa në instagram”.

I menjëhershëm ishte reagimi i pronarit të lokalit “Te Tigri”.

“Ku të dush grahi ti me loçka të Brazilit. Unë qeshtu po ja grahi shqip. Eh, sa për zadrugën teme unë veq një problem e kam, ku me i lan njerzit se s’po i nxen”, ishte reagimi i tij nw Facebook.

Lexo edhe:  Mërgimtari thirrje në kamerë: Lajmërohu o fat pash allahun, jam romantik e simpatik