Kosovarët vazhdojnë të “zhyten” në kredi për shkak çmimet e larta, ato u rritën për 17%

Ish-guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti thase në Kosovë që nga janari, numri i kredive konsumuese është rritur për 17%, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

Ndonëse sipas Mehmetit inflacioni në vendin tonë është në rënie dhe deri në fund të vitit pritet që të stabilizohet përfundimisht, një gjë e tillë nuk ndodhë edhe me çmimet dhe në këtë kontekst marrja e kredive konsumuese po shihet si zgjidhje për qytetarët e vendit në mënyrë që të përballojnë çmimet e larta të produkteve.

Mundeni me e pa që inflacioni ka ra nëse e shohim ndër vite edhe sot ka rënie për 3% dhe çmimet kanë mbete të njëjta dhe ajo çka është e rëndësishme është që kreditë konsumuese janë rritë për 17% që është një numër bukur i lartë që të lenë me kuptu se qytetarët nuk po munden me ja dalë nga muaji në muaj dhe për këtë arsye e shohin si një mundësi të mirë marrjen e kredive për ta ballafaqu inflacionin edhe pse në këto raste ish dashtë që të kemi rritje dhe indeksim të pagave një gjë e tillë në Kosovë nuk ka ndodhë dhe në këtë formë kemi rritje të kredive konsumuese”, tha Mehmeti.

Lexo edhe:  Shqipëri: Vdes 80-vjeçari, pasi u rrah që s’i shiti birra të dehurit