Kosovarët paguajnë nga 180 deri 850 euro për ujë në Afrikë, por ata që i marrin paratë s’kanë qenë kurrë atje
Nga Gjermania, shoqata humanitare “Prishtina” ndërmjetëson hapjen e bunarëve me ujë të pijshëm nëpër vendet e varfra si Azi e Afrikë. Kiksi kontaktoi përfaqësuesin e kësaj shoqate, Mehdi Meka, kontaktin e të cilit e mori përmes rrjetit social Instagram.
Meka e dërgoi çdo ofertë dhe video që dëshmojnë hapjen e tyre në WhatsApp.
Ofertat e organizatës “Prishtina” kanë çmime të ndryshme nga 180 euro për një çezme deri te 250 e 300 euro me dy e tri çezme.
500 euro me 10 çezme dhe 850 euro avdeshane me kapacitet për një fshat të furnizimit me ujë.
Mirëpo, kur Kiksi i tregoi se arsyeja pse po flasim nuk është blerja e njërës nga këto pako, por hulumtimi i kësaj teme, Meka ndryshoi qasje.