Kosovarët merakli të cigares, konsumojnë rreth 13 milionë në ditë
Konsumimi i cigarës në ambiente të mbyllura është i ndaluar me ligj, i cili nga konsumimi i tepërt shpeshherë është thyer nga zbatimi.
Sipas të dhënave të fundit nga Agjencisa e Statistikave, pavarsisht rritjes së çmimit të cigares, përdorimi i saj vazhdon të jetë i lartë, ku vetëm për një vit kosovarët shpenzojnë mbi gjysmë miliardë euro për blerjen e tyre.
Duke u bazuar në të njëjtat statistika, në Kosovë janë 610,246 qytetarë të cilët konsumojnë cigare në baza ditore.
Kurse, 12,632,092 cigare konsumohen çdo ditë në Kosovë apo 631,604 pako në ditë me nga 20 cigare.