Kosovarët i turren detit, mbi 16 mijë person nisen për Shqipëri këtë vikend

Mijëra qytetarë nga Kosova sikurse çdo vit, kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar. Vetëm këtë fundjavë nga pika kufitare e Morinës kanë hyrë më shumë se 16 mijë qytetarë dhe 9,200 automjete.

Me mijëra qytetarë nga Kosova kanë kaluar kufirin me Shqipërinë për të kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar. Shumica e kosovarëve kanë zgjedhur Shqipërinë për pushimet verore në bregdetin, duke shtuar fluksin e hyrjes së tyre atje.

E diela nisi me fluks të lartë qytetarësh e mjetesh në Morinë. Pjesa më e madhe e tyre thanë se shkuan për pushime.

Burimet e policisë kufitare bëjnë të ditur se gjatë kësaj fundjavë më shume se 16 mijë qytetare dhe 9,200 automjete kaluan kufirin nga Kosova drejt Shqipërisë. Në pikën kufitare të Morinës prej 1 qershorit po zbatohet procedura e kalimit pa kontrolle në kufi, sipas marrëveshjes ndërqeveritare të vitit te kaluar. Ndërsa në afërsi të doganës kosovare të Vërmicës, nuk pati kamionë të shumtë me targa serbe.

Kujtojmë se prej tre ditësh automjete te transportit te mallrave me targa te Serbisë, qëndruan në kufirin Shqipëri –Kosovë, kjo sipas vendimit të qeverisë së Kosovës, për të mos lejuar asnjë mjet te Serbisë, për të hyrë në territorin e Kosovës, deri në një urdhër të dytë./

Lexo edhe:  Një burrë gjendet i vdekur në veturë në oborrin e QKUK-së