“Kosova sot është më e sigurt”, pohimi i çuditshëm i pushtetit të Kurtit pas tri vrasjeve brenda 48 orëve

48 orët e fundit për Kosovën ishin tronditëse. Tre persona humbën jetën si pasojë e shtënave me armë zjarri. Rastet ndodhën në Vushtrri: një 19-vjeçar vrau një tjetër, ndërkohë gjatë natës një burrë vrau gruan e tij dhe më pas vetëvra. Asnjë reagim institucional nuk u dha lidhur me këto raste. Ndërkohë, sot Qeveria e Kosovës ka publikuar një video ku proklamon “arritjet dhe sukseset” gjatë katër vjetorit të qeverisjes.

Në një moment të tillë të trishtuar për vendin, Qeveria e Kosovës ka zgjedhur të publikojë një video në të cilën proklamon “arritjet dhe sukseset” e mandatit katërvjeçar të Qeverisë Kurti.

Sipas Qeverisë, katër vitet e fundit janë karakterizuar nga arritje të mëdha dhe sfida të shumta, e që sipas tyre Kosova është bërë më e sigurt, më e fortë dhe më e zhvilluar.

“Qeveria Kurti është qeveria e parë në historinë tonë politike që realizon një mandat të plotë. Ky mandat katërvjeçar u shënua nga suksese të rëndësishme dhe sfida të mëdha. Katër vite për Republikën, katër vite që i dhanë shtetit themel të fuqishëm dhe qytetarëve dinjitet”.

“Kosova sot është më e sigurt, më e fortë dhe më e zhvilluar se kurrë më parë, me rend, ligj dhe shpresë në çdo cep të vendit”, thuhet në shkrimin e tyre.

Lexo edhe:  Mërgimtarët ia hapin dyert familjarëve nga Kosova, mezi po e presin liberalizimin